Detaje të reja janë zbardhur lidhur me autorin e masakrës së ndodhur në Shkodër, ku humbën jetën dy persona dhe u plagosën dy të tjerë.
Armët që shihni në foto iu gjetën Rakip Gilës. Gjithashtu policia bëri me dije se në vendngjarje u sekuestruan një armë automatike MP5, prodhim izraelit, si dhe një pistoletë, që dyshohet se u përdorën nga autori gjatë krimit.
Si ndodhi vrasja?
Armando Pali dhe Erogen Brajoviç ishin duke pirë kafe në një lokal pranë Bashkisë së Shkodrës, kur Ragip Gila qëlloi me breshëri plumbash në drejtim të tyre.
Shënjestër e atentatit dyshohet se ka qenë Erogen Brajoviç. Nga atentati mbeti i vrarë Armando Pali dhe Liridon Kraja (Lushi) 31 vjeç, truproja i Erogen Brajoviç.
Truproja e Erogen Brajoviç, ndërroi jetë në spital pas plagëve të marra nga breshëria e plumbave. Kurse të plagosur mbetën shënjestra e dyshuar, Erogen Brajoviç dhe kamarierja 25-vjeçare e lokalit, Meri Kaceri. Erogen Brajoviç, i cili mori tre plumba, ndodhet në spitalin e Traumës në Tiranë.