“E bëri sozia ime”, si vrasësi tallej me vdekjen e Charlie Kirk

I riu që dyshohet se vrau aktivistin konservator Charlie Kirk bëri shaka se “sozia” e tij e kishte shkrepur armën, ndërsa diskutonte aktin e rëndë në një bisedë private në rrjetin social “Discord” vetëm disa orë pas ngjarjes.

The New York Times ka publikuar mesazhet ku Taylor Robinson, 22 vjeç, ishte duke u tallur me kërkimin për personin e armatosur dhe hetimin e FBI-së, ndërsa bënte shaka për marrjen e parave si shpërblim para se t’i dorëzohej policisë.Robinson duket se kënaqej nga vëmendja, duke shkëmbyer meme, ndërsa autoritetet përpiqeshin të gjenin personin përgjegjës.

“Taylor vrau Charlie-n!!!!”, shkroi një komentues, ndërsa autori iu kundërpërgjigj menjëherë:

Sozia ime po përpiqet të më fusë në telashe!

Këto komunikime u zhvilluan vetëm disa orë pasi FBI-ja kishte publikuar pamje nga kamerat e sigurisë që tregonin një të ri me syze dielli dhe një kapele, duke ecur nëpër shkallët e Universitetit, ku Kirk kishte mbajtur fjalimin.

Mesazhet, të verifikuara nga NYT, tregojnë një të ri plotësisht në dijeni të hetimit dhe duke u tallur me krimin e rëndë.

Biseda në Discord, ku flisnin 20 persona që njiheshin me njëri-tjetrin nga shkolla e mesme tregon se i riu që kreu vrasjen ishte i kthjellët dhe mjaft i qartë për atë që kishte bërë.

“Unë në fakt jam Charlie Kirk,” shkroi Robinson në një moment. “Doja të largohesha nga politika, kështu që falsifikova vdekjen time, tani mund të jetoj jetën e ëndrrave të mia në Kansas”, shtoi ai.

Mediat amerikane kanë zbuluar se Robinson bashkëjetonte me një transgjinore. Kjo e fundit, po bashkëpunon me autoritetet duke dorëzuar komunikimet e partnerit në platformën Discord, por ende nuk ka një motiv zyrtar për arsyen e krimit nga 22-vjeçari.

Charlie Kirk, 31 vjeç, u qëllua për vdekje të mërkurën, 10 shtator, gjatë një eventi ku po diskutonte me të rinj, i cili kishte tërhequr si mbështetës ashtu edhe protestues.

Klan News