Goditet skema e piramidave online. Gjashte persona jane arrestuar ne Fier e Lushnje. Policia dhe Prokuroria e Fierit do të japin më shumë detaje në lidhje me këtë operacion.
Policia ka zhvilluar një operacion në shkallë të gjerë në lidhje me firmat piramidale online, ku janë mashtruar disa qytetarë, kryesisht në zonat e Divjakës dhe të Lushnjes.Burime bëjnë me dije se nga operacioni i zhvilluar në Fier, Lushnje dhe Divjakë janë arrestuar 6 persona në këtë qark.
Aksioni policor ka nisur mbrëmjen e së shtunës, teksa shumë persona të tjerë rezulton të jenë shoqëruar për llogari të këtij hetimi.
Ndërkohë, në orën 11:00, Policia dhe Prokuroria e Fierit do të mbajnë një konferencë për shtyp për të dhënë më shumë detaje në lidhje me këtë operacion.