Anis Mehmeti ishte protagonisti absolut në fitoren mbresëlënëse të Bristol City në transfertë ndaj Sheffield United, me rezultatin e pastër 0-3, në kuadër të javës së fundit të Championship.
Sulmuesi shqiptar jo vetëm që shënoi një gol dhe dhuroi një asist, por ishte vazhdimisht i rrezikshëm për mbrojtjen vendase, duke bërë që platforma “Sofascore” ta vlerësojë me notën më të lartë të ndeshjes – 8.0, më e larta në të gjithë takimin.
Mehmeti goditi drejt portës pesë herë, ndërsa në një rast tronditi edhe shtyllën. Dy nga pasimet e tij rezultuan kyçe në aksione të rrezikshme për ekipin e tij, duke konfirmuar formën e shkëlqyer në këtë fillim sezoni.
Ky nuk është rasti i parë që 23-vjeçari shqiptar shkëlqen në Championship. Edhe sezonin e kaluar ai ishte një nga pikat më të forta të Bristol City, por këtë sezon duket se po ngjit një nivel tjetër në lojën e tij.
Gjithsesi, Mehmeti është ende në pritje të një ftesë nga Sylvinho, i cili nuk ka luajtur me Kombëtaren që nga vera e vitit 2023.