Biznesmeni Ermal Beqiri në SPAK/ I denoncuar si përfitues i shumë tenderave në AKSHI

Biznesmeni Ermal Beqiri ka qenë sot në ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK).

Ende nuk ka një informacion se për çfarë është thirrur, por më parë ai është denoncuar nga opozita si përfitues i shumë tenderave në AKSHI. Pak kohe me pare, PD ka denoncuar një procedurë prokurimi të kryer nga AKSHI.

PD u shpreh se në Tetor 2024 u shpall fituesi SOFT & Solution shpk në pronësi të Ermal Beqiraj me vlerë të ofertës 3.1 mil euro, ndërsa u skualifikuan dy kompani te tjera. Partia Demokratike i beri thirrje SPAK qe te hetoje tenderat dhe veprimtarine e ketij instituicioni.