Një çift të moshuarish kanë rënë pre e një grabitje pak pas mesnatës së të dielës në fshatin “Lefter Talo”, Finiq.
Raportohet se dy persona ende të paidentifikuar kanë hyrë me forcë brenda banesës së çiftit.
Njoftimi:
“Paraprak/Rreth orës 01:00, në fshatin “Lefter Talo”, Finiq, dy shtetas të paidentifikuar kanë hyrë me forcë dhe kanë vjedhur një shumë parash, në banesën e shtetasit S. K., 78 vjeç. Autorët dyshohet se gjatë kryerjes së vjedhjes kanë ushtruar dhunë fizike ndaj shtetasit S. K. dhe bashkëshortes së tij, Dh. K., 79 vjeçe. Grupi hetimor vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si dhe për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje”, informom policia.