Kush do të jetë kandidati i PD për bashkinë e Tiranës? Përgjigjet Berisha

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha në konferencë për mediat, u pyet se a do të ketë PD një kandidat/e për Bashkinë e Tiranës.

Berisha shprehet se PD ende nuk ka marrë një vendim për kandidatin/kandidaten. Sipas tij, Rama spostoi politikisht Erion Veliajn.

“Ende nuk kemi një vendim për kandidatin apo kandidaten që do të vendosim në Bashkinë e Tiranës. Do të marrim një vendim si PD, patjetër.”