Policia e Tiranës lajmëron në orët e fundit se ka arrestuar disa persona, për vepra të ndryshme penale.
Kështu, dy persona janë proceduar/arrestuar pasi kanë ushtruar dhunë ndaj prindërve. Në pranga ranë edhe shtetas për plagosje, vjedhje e ngacmim seksual.
Njoftimi i policisë:
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. D., 18 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 ekzekutuan vendimin e Gjykatës për shtetasin S. K., 47 vjeç, ndaj të cilit ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” e kryer në bashkëpunim.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-E. M., 28 vjeç, pasi për shkak të një mosmarrëveshje për motive të dobëta ka kanosur shtetasin R. H;
-S. T., 28 vjeç dhe S. H., 28 vjeç, pasi nuk i janë bindur urdhërit të punonjësit të policisë, gjatë kohës që po merrej një masë administrative ndaj 28-vjeçarit, pasi u konstatua duke vazhduar lëvizjen me automjet, pavarësisht se sinjalistika e ndalonte atë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5:
-arrestuan shtetasin A. T., 24 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij, duke thyer urdhërin e mbrojtjes;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin R. P., 80 vjeç, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një të mitur;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit K. J., 21 vjeç dhe për vëllain e tij të mitur 16 vjeç, pasi për motive të dobëta kanë goditur me grushte shtetasin M. P, 22 vjeç;
-shpallën në kërkim shtetasit E. Z., 28 vjeç dhe E. N., 28 vjeç, pasi dyshohet se i kanë hequr lirinë, për disa orë, një 56-vjeçari, për shkak të një konflikti që kishin me djalin e tij. Punohet për kapjen e tyre dhe për dokumentimin e plotë të rastit.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin H. V, 56 vjeç, pasi dyshohet se për arsyje pronësie është konfliktuar fizikisht me nipërit e tij.
Specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan shtetasit:
-B. B., 21 vjeç, pasi automjeti të cilën dyshohet se e drejtonte në gjendje të dehur, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin O. D. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale;
-B. K., 33 vjeç, pasi nuk i është bindur urdhërit të punonjësit të policisë motomjetin me të cilën lëvizste, duke tentuar të largohej. Në momentin e ndalimit 33-vjeçari nuk ka pranuar të kryej testin e alkoolit, për këtë arsyje iu mor një kampion gjaku për ekzaminim toksilogjik.
-shtetasja L. M., kallëzoi se i është larguar nga banesa vëllai i saj, shtetasi R. A., 58 vjeç. Punohet për gjetjen e tij;
-është paraqitur për mjekim në spital shtetasi R. L., 73 vjeç, pasi dyshohet se në gjendje të rënduar psikologjike është vetëplagosur me një mjet prerës. Aktualisht 73-vjeçari, gjendet në spital, në gjendje të stabilizuar;
-shtetasi F. Q., 30 vjeç, kallëzoi se i kanë marrë një shumë parash, në biznesin që administron. Punohet për identifikimin e kapjen e autorit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.