Zjarri përfshin dy banesa, nuk raportohet për të lënduar

Një zjarr i madh ka përfshirë dy banesa në lagjen Dudas të Shkodrës mbrëmjen e djeshme, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Fillimisht, flakët shpërthyen në një prej banesave, por pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë të zjarrfikësve, zjarri u përhap edhe në një banesë tjetër pranë.

Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar. Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e rënies së zjarrit.