Atentat shqiptarit në Kanada, 43-vjeçari ekzekutohet në një qendër tregtare, gjendet i pajetë brenda në makinë

Një shqiptar është vrarë me armë zjarri në një atentat në Toronto të Kanadasë. Viktima eshte identifikuar si Paulin Harusha, 43 vjeç.

Sipas njoftimit zyrtar, të autoriteteve 43-vjeçari Paulin Harusha ndërroi jetë në vendngjarje, pavarësisht përpjekjeve të ekipeve mjekësore për t’i shpëtuar jetën.

Harusha u gjet i qëlluar me armë brenda një automjeti, ndërsa ngjarja ndodhi pranë kryqëzimit të Victoria Park Avenue dhe Sheppard Avenue East, rreth mesnatës së të shtunës.

Sipas dëshmitarëve, autorët e dyshuar janë larguar nga vendngjarja me një automjet, përpara se të mbërrinte policia.

Në një konferencë për shtyp të dielën, Inspektori Jonathan Rose nga Shërbimi i Policisë së Torontos deklaroi se motivi i krimit mbetet ende i panjohur.

Hetimet vijojnë, ndërsa autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve që kanë informacion të kontaktojnë policinë.