Me përfundimin e afërt të mandatit të Altin Dumanit në krye të SPAK, vëmendja është përqendruar te emrat që mund ta pasojnë në drejtimin e Prokurorisë së Posaçme.
Në nje emision gazetari Adriatik Doçi ka hedhur dritë mbi disa prej kandidaturave më të përfolura, duke përmendur emra me profil të lartë brenda sistemit të drejtësisë dhe me mbështetje të mundshme edhe nga faktori ndërkombëtar.
“Flitet për tre emra potencialë si pasues të Altin Dumanit. I pari, për të cilin besohet se ka edhe mbështetjen e faktorit ndërkombëtar, është prokurori Vladimir Mara një figurë me integritet, që nuk është përfolur negativisht. Një tjetër emër që qarkullon është ai i prokurorit Adnan Gjergji.
Këta janë përmendur më së shumti si kandidatë të mundshëm për drejtimin e Prokurorisë së Posaçme. Edhe pse më shumë prej mbështetjes ndërkombëtare përparësi ka Vladimir Mara.
Nga ana tjetër, përflitet edhe emri i prokurorit Klodian Braho. Megjithëse bëhet fjalë për thashetheme, nuk përjashtohet mundësia që kandidati i ardhshëm të jetë një grua.”, përfundoi gazetari.