Deputeti i Partisë Demokratike, Luciano Boçi, ka akuzuar mazhorancën për shkelje të vazhdueshme të Kushtetutës. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Boçi denoncoi mënyrën si qeveria po i paraqet publikut çështjen e përfaqësimit të opozitës në komisionet parlamentare.
Boçi theksoi se pretendimi për rritje të rolit të opozitës është mashtrim, sidomos kur, sipas tij, i është hequr opozitës një nga komisionet më të rëndësishme, ai i integrimit europian.
Sipas tij, kryeministri shkel në mënyrë të vazhdueshme Kushtetutën dhe bën presion të papranueshëm ndaj sistemit të drejtësisë
“Kjo shkelja e Kushtetutës është bërë normë nga kryeministri që anatemon me emra personal gjyqtarët e sistemit të drejtësisë. Jo vetëm që akti është i poshtër, por qëllimi është i poshtër. Dilni dhe bëni ironi dhe cinizëm dhe thoni i kemi dhënë opozitës më shumë komisione. E bëtë atë 7 x 7 meme. SI mund të thuash që 4 në 11 qenka më shumë se 3 në 8. A dini matematikë?! Si mund të thuhet me paturpësi që i kemi dhënë më shumë komisione opozitës kur i hiqni komisionin e integrimit”, tha Luçiano Boçi.