“Jepja rrogën pensionistëve të lagjes tënde”, gazetari sherr me Mziun: Të përmend unë gijotinën dhe e shihni…

Në një emision televiziv, gazetari Ardit Rada u përplas me deputetin demokrat Xhelal Mziu.

Ishte ky i fundit që ngriti akuza se pensione dhe pagat sot janë të pamjaftueshme, teksa Rada kërkoi që opozita të udhëheqë me shembuj.

“Vini këtu dhe na e shfryni ne gazetarëve që nuk mendojmë si ju atë debatin e munguar në Parlament. Direkt ju, që në seancën e parë duke thënë s’na lanë të flasim. Po prisni së keni edhe 4 vite. Edhe na bëni populizma tani me pensione e paga. Po pse kur i kanë dalë ndonjëherë pagat dhe pensionet këtij populli në 32 vite pluralizëm, që s’po i del sot të jetojë siç do donim?. Po të jetë për populizëm ta tregoj unë ty… Hajde ta marrim pagën tënde t’ia shpërndajmë 20 apo 200 pensionistëve në lagjen tëndë je dakord? Ja ky është shembulli se ka nja dy deputetët aty që e bëjnë realisht dhe ti s’e bën. Po të duash më tej për populizëm po propozoj unë të ngrihet gijotina në sheshin Skënderbej për të gjithë politikanët dhe e sheh përgjigjen e popullit duan apo s’duan t’ju shohin në gijotinë të gjithë sa jeni, nga çdo krah” – i tha gazetari Ardit Rada deputetit Mziu.