KAOS në Kuvend! Nis votimi për ndryshimet e rregullore, opozita braktis seancën plenare

Kuvendi i Shqipërisë është përfshirë sërish nga tensionet politike, pasi deputetët e Partisë Demokratike kanë braktisur sallën menjëherë pas nisjes së procesit të përshpejtuar për votimin e ndryshimeve në rregulloren e Kuvendit.

Pavarësisht largimit të opozitës, seanca ka vijuar, dhe disa projektligje janë kaluar në votim në prani të vetëm 7 deputetëve, çka ka ngritur pikëpyetje të mëdha për legjitimitetin dhe transparencën e procesit.

PD e ka cilësuar këtë veprim si një shkelje të rëndë të procedurave parlamentare dhe një përpjekje të mazhorancës për të “kapur” institucionet duke kufizuar rolin e opozitës në Kuvend.