Mister në Durrës/ Zhduket nga hoteli turisti, bashkëshortja alarmon policinë (Emri)

Një turiste çeke ka kallëzuar në polici, se bashkëshorti i saj ka ikur nga hoteli ku po qëndronin në Durrës dhe nuk është kthyer më.

Sipas njoftimit të policisë, kallëzimi për 68- vjeçarin çek me inicialet P.P është bërë nga bashkëshortja e tij 67- vjeçarja me inicialet A.P.

‘Në Stacionin e Policisë Plazh ka kallëzuar shtetasja A. P., 67 -vjeçe, banuese në Çeki, se është larguar nga hoteli ku ishin akomoduar, bashkëshorti i saj, shtetasi P. P., 68 vjeç, banues në Çeki. Po punohet për gjetjen e tij’, thuhet në njoftimin e policisë.