“Për ju kjo është një pro**itutë”/ Berisha sulmon ashpër për Kushtetutën: Silleni si bandë me rregullat e mafias

Kryetari i PD-së, Sali Berisha nga Kuvendi lëshoi akuza të forta për maxhorancën.

Sali Berisha:

“Produkt i farsës më të shëmtuar elektorale të historisë së Shqipërisë nga viti 90 deri më sot. Pjellë e karteleve të drogës dhe organizatave kriminale. Nuk mund të kishim kurrë fillim tjetër përveçse këtij që nisëm sot, duke i shpallur armiqësi dhe luftë të plot Kushtetutës së vendit, librit themelor. Për ju ka kohë që është një letër e vdekur, e denoncuar nga neni i parë tek i fundit, nga kodi i mafias, i drogës dhe i bixhozit. Ska fillim me armiqësor ndaj qytetarëve shqiptarë, që presin dhe kanë këtë libër si mburojën e tyre, si mburojë të të drejtave të tyre, të dinjitetit të tyre dhe lirive të tyre.

Ju sot në një garë të turpshme e shkemoni dhe e përdhunoni publikisht në parlament me një sadizëm tipik të narkokriminelëve. Asgjë su pengon juve të kryeni këtë krim të shëmtuar, të shkelmoni kushtetutën, e cila ka përcaktuar qartë në nenin 83 pika 2. Kuvendi me kërkesë të Këshillit të Ministrave, ose të një të 5 të deputetëve mund të shkrijë ose përcaktojë një projektligj, me procedurë të përshpejtuar, por jo më parë se një javë nga fillimi i procedurës. Ata që kanë qenë këtu para jush, kanë votuar se për shqyrtimin e propozimeve për rregullores ndiqet procedura e propozuar.

Ju nuk keni as ligj, as kushtetutë, as moral. Silleni para kamerave si një bandë me rregullat e mafias. Ju dëgjova, që të përmendit precedentin. Po mashtroni publikun. Precedenti ishte konsensus. Kjo është një prostitutë dhe ska asnjë vlerë për ju. E kaloni nga një shpellë mafie, në një tjetër”.