SPAK mbylli hetimet dhe çoi për gjykim dosjen për Erion Veliajn, caktohet data e seancës paraprake për kryebashkiakun dhe të pandehurit e tjerë

Gjyqtarja e GJKKO, Etleva Deda, ka caktuar datën 29 shtator, ora 12:00, për zhvillimin e seancës paraprake ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, dhe të pandehurve të tjerë të përfshirë në këtë çështje.

Vendimi i gjykatës vjen pas dorëzimit të dosjes për gjykim nga SPAK më 10 shtator, ku Veliaj akuzohet për 5 vepra penale, të cilat lidhen me detyrën gjatë ushtrimit të funksioneve si kryetar i Bashkisë së Tiranës.

Seanca do të zhvillohet në ambientet e Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO).

lajm në përditësim…