rvis Çelës i cili mund të cilësohet si Pablo Eskobar i Kokainës është rikthyer sërish në vëmendje.
Në materialin e përgatitur, përmes të dhënave të dosjes hetimore zbulohen fakte interesante se si u dekonspiruan 2 prej operacioneve më të mëdha të trafikut të drogës në vitet e pandemisë 2020-2021 që kishin si autor Ervis Çelës dhe financues të sasisë së porositur Franc Çopja dhe Fadil Balla.
Ervis Çela është një ‘Lord i drogës’ shqiptar.
Tërësisht i panjohur për autoritetet ligjzbatuese, që nëse nuk do të zbërthehej aplikacioni Sky ECC, ndoshta nuk do të binin kurrë në gjurmët e tij.
Një ‘fantazmë’ thuajse për drejtësinë shqiptare, por që kishte lidhje të forta në Brazil, Kolumbi, Bolivi dhe Paraguaj.
Atje ku kishte mundur të korruptonte zyrtarë të të gjitha niveleve.
Ai është Ervis Çela. Nga fshati Fatish i Peqinit. Ku pas një vrasje të kryer në Itali ishte arratisur dhe vendosur në Paraguaj.
Atje ku kishte ngritur dhe perandorinë e tij të drogës.
Ku kishte bërë pjesë dhe 3 vëllezërit e tjerë, Rizain, Albinin dhe Ardjanin.
41-vjeçari që po pushonte i qetë me familjen e tij në një nga zonat më të bukura bregdetare të Shqipërisë, atë të rivierës së jugut, në Qeparo, kur befas u vendos në pranga nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit.
Fillimisht në akuzat për vrasje, rrëmbim dhe kanosje.
Por që në fakt atkviteti i tij i vërtetë siç do të shikohet edhe më poshtë, ishte ai i kreut të një prej organizatave kriminale shqiptare më të fuqishme në fushën e trafikut ndërkombëtar të trafikut kokainës nga Amerika e Jugut drejt vendeve të Bashkimit Europian.
Që e kishin kthyer në fundin e vitit 2020 dhe vazhdimin e vitit 2021 në një nga shqiptarët më të fuqishëm dhe me më influencë në Amerikën e Jugut, që së bashku me disa personazhe të tjerë të botës së krimit, kishin mundur të kalonin nga portet kryesore të Evropës, tonelata me kokainë.
Ku pavarësisht disa dështimeve që u kishin shkaktuar dhimbje të forta koke, ata nuk kishin hequr dorë, por kishin vazhduar me këmbëngulësi të sillnin tonelata të tjera.
Po kush ishte Ervis Çela dhe si mundi ai të kthehej në një lord shqiptar të drogës?
Si arrirti ai në Paraguaji aty ku ishte lidhur me ‘kuzhinierët’ më të fuqishëm të drogës, të kalonte i pashqetësuar dhjetra tonelata me kokainë fillimisht nga portet e Amerikës së Jugut dhe më pas në ato të Evropës?
Si u lidh ai me personazhin tashmë të pangatërrueshëm të Franc Çopjas, i njohur ndryshe edhe me mbiemrin Gergeli, që sot ndodhet në një burg të sigurisë së lartë në Belgjikë nën dyshimet për akuzën e vrasjes së një prej kundërshtarëve të tij?
Kush janë personazhet e tjerë të përfshirë në këtë trafik të pazakontë për nga përmasat të kokainës, midis tyre siç do të shikohet edhe më poshtë njerëz të cilët këto para i kishin investuar në Shqipëri në resorte, apo deri edhe në klube futbolli.
Pasuri të vendosura nëpërmjet drogës të cilat kapin shumat e çmendura të qindra miliona eurove
Apo që i kishin konvertuar deri në lingota ari…
Po për të njohur më mirë këta personazhe dhe modus operandi, apo mënyrën se si ata vepronin dhe mendonin, është me interes të ndjekim pikërisht atë që është operacioni i tyre i parë i dokumentuar tashmë i trafikimit të 12 tonë kokainë që ata ndërmorën në fundin e vitit 2020 nga Paraguaji i largët në Amerikën e Jugut drejt Evropës.
Këtu ku falë edhe bisedave që ata lanë si dëshmi në aplikacionin e koduar Sky Ecc, ne mundemi të shikojmë se edhe kush janë këta personazhe.
Operacion i cili në fakt nuk çoi menjëherë në identifikimin e tyre.
Pasi do të duheshin 3 vite të tjera analiza të bisedave për të zbuluar kokat dhe anëtarët e këtij grupimi.
Por lë te ndalemi te ajo që do të ishte puna e tyre e parë e sojme, dhe që papritur falë edhe gjenialitetit të tyre do t’i bënte aq të pasur, sa nëse do ta themi kështu edhe të fillonin të talleshin me paratë e fituara.
Ajo që ka lidhje me trafikimin e 11.6 ton kokainë nga Paraguaji në Evropë.
Drogë e cila do të kalonte e pashqetësuar në portin belg të Anversës në fundin e vitit 2020.
Punë e cila kishte filluar të bluhej në mendimet e tyre në shtatorin e këtij viti ku protagonist kryesor ishte Ervis Çela.
Një shtetas shqiptar me vendbanim në Paraguaji, i cili së bashku me një shtetas brazilian kishin marrë përsipër detyrën e vështirë të kalimit të kësaj sasie të jashtëzakonshme droge nga Porti i Villetas në Paraguaji për në atë të Anversës në Belgjikë.
Aty ku në këtë port ai që do t’i priste dhe kishte dalë garant për kalimin e ngarkesave me drogë do të ishte Franc Çopja.
I cili sot është ekstraduar nga Dubai i Emirateve të Bashkuara Arabe në Belgjikë, për llogari të autoriteteve ligjzbatuese në këtë vend, në akuzën për urdhërimin e vrasjes së Arian Spahiut i njohur si Arjani i Vogël, në lagjen Molenbek në vitin 2020.
‘Ushtarit’ të bandës së drejtuar nga Erion Alibej, kundërshtarit të tij më të përbetuar në Shqipëri.
Franc Çopja që ishte një financuesit kryesor të dy ngarkesave me drogë që po kalonin portin e Anversës, ku pjesa e tij ishte 5.5 ton kokainë.
Ndërsa një pjesë tjetër siç do të mësohet edhe më poshtë i përkiste shtetasit tjetër shqiptar, Fadil Balla, apo i njohur ndryshe edhe me gjeneralitetet Julian Balla.
I cili në vitet e fundit ka mbajtur postin e Presidentit të Klubit të Futbollit ‘Erzeni’ që përfaqëson ekipin e Shijakut.
Ekip që gjatë drejtimit të Ballës u katapultua nga ligat inferiore ku militonte deri në elitën e futbollit shqiptar.
Balla, një personazh ky i panjohur deri në arrestimin e tij, që kishte përfituar nëpërmjet kompanive të tij ndërkohë edhe tendera publikë për pastrimin e qytetit.
Por që ndërkohë kishte krijuar landfill të paligjshëm siç është edhe ai Hardhishtës në Shijak.
Që po ndoste të gjithë mjedisin e zonës.
Personazhe, ku kokat e grupit kriminal ishin Ervis Çela dhe Franc Çopja.
Çela që kishte zgjedhur për të kaluar këto sasi të mëdha droge, me anë të një forme të padëgjuar më herët.
Atë, ku njëra nga dy prej ngarkesave me kokainë, do të ishte e fshehur në kuti sapuni.
Ngarkesa të ndara secila në 7 dhe 4.6 ton
Nga të cilat siç thamë 80 kg i ishin blerë Ervis Çelës nga Fadil Balla.
I cili më pas do t’i blinte edhe 720 të tjera, që në total përbënin 800 kg.
Drogë e cila më pas me të kaluar portin e Anverës do të magazinohej në garazhet e siguruara më herët nga Franc Çopja.
I cili pas të tërhiqte sasinë e plotë prej 11.6 ton me të dalë nga Portin e Anversës, do të niste një operacion tjetër.
Atë të ndarjes së kokainës për bashkëpunëtorët.
Këtu ku në skenë dalin edhe disa personazhe të tjerë të cilët në bazë të urdhërit të lëshuar nga Çopja kishin tërhequr drogën nga porti.
Dy nga këta bashkëpunëtorë që ishin edhe Muharrem Daja dhe Nilson Bakiu.
Të cilët me të marrë instruksionet nga Miklovan Mullaj, një tjetër bashkëpunëtor i Franc Çopjas, një pjesë të drogës, atë që i përkiste Fadil Ballës, e magazinuan në një apartament në qytetin e Roterdamit në Holandë.
Por rrugëtimi i këtyre ngarkesave me kokainë nga Paraguaji në Belgjikë, nuk duket se kishte shkuar vaj për organizatorët.
Edhe pse më i dëmtuari në këtë operacion del të jetë Fadil Balla.
Sasia e drogës prej 600 kg të të cilit u sekuestrua në të njëjtën ditë që zbriti në Portin e Anversës dhe u magazinua në apartamentin e marrë prej tyre në qytetin e Roterdamit në Hollandë.
Kjo pas sinjalizimeve që policia holandeze kishte marrë që në muajin shtator rreth lëvizjeve të dyshimta të dy personave në këtë bllok apartamentesh
Aty ku nga vëzhgimet doli se personat ishin Muharrem Daja dhe Nilson Bakiu.
Tashmë të dënuar nga një gjykatë në Holandë me 5 vite heqje lirie për bashkëpunim në trafikun e drogës.
Por siç thamë ato që duket se do të dekonspironin grupin e plotë që ishte marrë me këtë trafik të lëndëve narkotike por edhe me episode të tjera në vazhdim do të ishin bisedat që ata kishin kryer për gjatë kësaj gjithë kësaj kohe në Sky Ecc.
Komunikime të cilat nisin fillimisht midis Ervis Çelës dhe Fadil Ballës.
Çela që nga Paraguaji ku ndodhet i shkruan mikut dhe bashkëpunëtorit të tij, se ngarkesa ishte bëri gati.
Duke lënë të nënkuptohej se kokaina tashmë ishte ‘gatuar’ dhe ishte gati për rrugë të gjatë.
‘I kam bërë gati. Javën tjetër me kismet vëlla’, I shkruan Ervis Çela, Fadil Ballës.
Por ndërkohë që ka bërë gati ‘qerren’ për të transportuar kokainën, Ervis Çela kujdeset që të mbledhë edhe paratë te ata të cilët ishin porositësit shqiptarë.
Pasi kështu do të duhet të paguante edhe ‘kuzhinierët’ lart në male që ishin kujdesur për të gatuar mallin.
Sikundër është edhe kjo bisedë e tij me njërin nga vëllezërit, në këtë rast Albin Çelën, te i cili siç vihet re interesohet shpesh të dijë, nëse personat që kanë porositur drogën, kanë sjellë paratë te ai në Shqipëri.
Këtu ku ai përmend edhe ‘Shijaksin’.
Që në fakt nuk është askush tjetër, vetëm se Fadil Balla, të cilin e thërrasin edhe ‘Jul’.
Ervis Çela bisedon me vëllain e tij Albin Çela
‘Ke marrë ndonjë lekë sot?
Shijaksi… Nesër besoj vjen…
‘Tani shpejt i bën…Kanë frikë njerëzit…S’ka shofera me sjell lekët…’
‘Kam shumë lekë në Hollandë. S’po i nis dot…’.
Nga analiza e bisedave ajo që lihet të kuptohet është se Ervis Çela ka një shumë prej 15 milion dollarë për të mbledhur nga ata që kanë porositur drogën te ai.
Por ato që duken më me vlerë janë bisedat që ai bën gjatë kësaj kohe me Franc Çopjan.
Sikurse është edhe kjo e datës 7 Shtator 2020. Ku e gjithë biseda rrotullohet rreth parave që duhen grumbulluar para se ngarkesa të niset me datë 12 Shtator nga porti paraguajan i Villetas.
Nga ku del se Franc Çopja i ka një shumë prej 7 milion euro për t’i dorëzuar Ervis Çelës.
Ky i fundit, i cili nga ana e tij në këtë ngarkesë ka një sasi prej 780 kg kokainë e cila në treg vlen 21 milion euro.
Këtu ku dalin edhe pseudonimet e disa prej anëtarëve të grupi kriminal.
Konkretisht ‘Iphone’, i identifikuar si Petrit Lakatos dhe Miklovan Mullaj i njohur si ‘Batman’.
Ndërsa nga ana e tij Ervis Çela, i kërkon Franc Çopjas që të shikojë mundësinë që paratë tja çojë në Shqipëri, pse jo me ndonjë kamion.
Franc Çopja i shkruan Ervis Çelës
‘Ke mundësi t’i çoj 7 mln sot, dy herësh, njëherë 4, njëherë 3’.
‘856-15% (128.5) 727.5 x 30 000=Total 21 825 000 euro’.
Si një mik i mirë që është dhe një bashkëpunëtor i zellshëm që beson verbërisht te aftësitë organizative, Franc Çopja nuk vonon të shlyejë në vazhdim, Ervis Çelën.
Këtë duke e bërë nëpërmjet transfertave të ndryshme, të cilat zbulohen edhe në komunikimet e tyre.
Të cilit i kalon të gjithë shumën e parave prej 21 milion euro që i takojnë, që përkon me kilogramët e kokainës që ai ka në dy ngarkesat e fshehura fillimisht.
Po kështu nga krahu tjetër, Ervis Çela sigurohet te vëllai i tij që Fadil Balla, i njohur si ‘Shijaksi’, të sjellë nga e tij edhe ai sasinë e parave që i detyrohet.
Ervisi i kërkon Francit një banesë ku mund të lerë një shumë e cila dyshohet se është 10 milion euro.
‘Po pate ndonjë shtëpi të mirë…’
Franci përgjigjet se e ka të pamundur.
Ervis Çela komunikon me Albin Çelën.
Ky i fundit i thotë se Fadil Balla i ka dorëzuar një shumë prej 510 mijë euro.
Franc Çopja dërgon një listë pagesash të kryera kryesisht në Bolivi bashkë me kodet unike të tyre të quajtura ‘token’ të një pagese totale prej 21 313 200 $.
Fill pas këtyre lëvizjeve bankare, bashkë me paratë duket se fillon të lëvizë edhe malli në drejtim të portit paraguajan të Villetas.
Gjë të cilën ia komunikon Franc Çopjas, vetë Ervis Çela.
I cili i pohon nga ana e tij se kamionët me mall janë gati për t’u nisur.
Fakt të cilin ai e shoqëron edhe me foto të ngarkesës.
Çela që bashkë me to i tregon bashkëbiseduesit të tij edhe disa kuti metalike me mbishkrimin me ngjyrë të zezë ‘Fox’.
Ervis Çela bisedon me Franc Çopjan.
‘Kamionët me mallin për pak nisen. I kam ndarë në dy pjesë. Po i çoj te magazina zyrtare. Nesër shkojnë në port. Dje çuam një kuti në port, sot dy, nesër dy.’
Ajo që duket se nxjerr zbuluar për herë të parë për mënyrën se si janë paketuar pakot me kokainë, në fakt është biseda që Ervis Çela bën me Fadil Ballën.
Të cilit i rrëfen me detaje edhe se si ata mund të identifikojnë nëpërmjet mbishkrimeve të veçanta.
Në një tjetër bisedë me Fadil Ballën, Ervis Çela, i tregon edhe për mënyrën se si ia ka paketuar sasinë e tij të drogës.
Si edhe shenjat dalluese me të cilat mund të identifikojë pakot e drogës që janë porositur prej tij.
Ervis Çela i shkruan Fadil Ballës
Ndërkohë i çon dy fotografi ku dallohet paketimi me shenjën ‘Sy të mërzitur me rrufe në mes’.
‘Me kujdes fotot…Kam 6 mijë nga kjo…
‘Rri se tamam i ke 200 te kjo soja…100 ti fus në vend tjetër… Dhe 100 në një vend tjetër…Se di çfarë do më.’
Po në këtë ditë, Ervis Çela dërgon në grup edhe sihariqin e shumërpritur, se tanimë ngarkesa me kokainë ishte nisur për në rrugëtimin e gjatë.
Nga porti i Villetas në Paraguaji, më pas në atë të Buenos Aires në Argjentinë, me destinacion final atë të Anversës në Belgjikë.
Dhe ata tashmë thjesht duhet të hapnin krahët për ta pritur.
Si edhe të kryqëzonin gishtat që gjithçka të shkonte mbarë e mirë.
‘Po. Shpresoj të arrijë shpejt në Argjentinë’.
Pasi kanë siguruar nisjen e ngarkesës dhe ekzaltimi duket të jetë në nivelet më të larta, Ervis Çela kapet në bisedë me vëllain e tij Albinin, të cilit i sugjeron që tashmë që kanë fituar kaq shumë para, është mirë të hapë një fabrikë leshi, dhe të presë fatura fiktive.
Kjo me qëllim për të justifikuar sasitë e mëdha të parave që kanë fituar nga droga dhe duke i investuar ato në biznese.
Madje në një moment Ervis Çela i thotë të vëllait, se nuk po luan fare.
Kurse ai po lodhet duke bërë llogari këndej.