Producenti Eduart Deda teksa ishte i ftuar në emisionin “Ftesë në 5” nga Bieta Sula, ka zbuluar detaje nga lidhja e shkuar mes moderatores së njohur Eva Murati dhe djalit të deputetes së PD-së, Jozefina Topallit, Genar Topalli.
Deda, i cili ishte ‘daja’ i nuses, Cindy Marina, tha për TCH se Eva dhe Genari janë njohur në vitin 2016, ndërsa e quajti një histori kalamajsh. Sa i përket komentit të bëra nga Eva Murati në rrjete sociale, ai e quan një xhelozi.
“Është e pahijshme, Eva ka qenë e ndarë nga Genari prej kohësh kur Cindy e ka njohur atë.
Eva dhe Genari, në dijeninë time janë njohur në 2016. Eva ka qenë shumë e re, ka qenë histori dashurie adoleshence. Është konsumuar, nuk ka asgjë për të mbajtur peng. Nuk është se kjo ishte pranë altarit dhe ia mori dikush tjetër. Kjo historia është e shkuar, është një histori kalamajsh. Eva nuk është mbyllur në manastir gjithë këto kohë. Është xhelozi”, u shpreh ai.