Djali 5 muaj i humbur, babai i moshuar denoncon në Polici dhe kërkon ndihmë për gjetjen

Babai i moshuar denoncon humbjen e të birit 5 muaj pas humbjes së tij.

Policia e Durrësit njoftoi sot se ka marrë kallëzimin për humbjen e një 49-vjeçari, teksa ka nisur edhe kërkimet për gjetjen e tij.

Kallëzimi është bërë nga i ati, një 85-vjeçar. Sipas deklaratës, ai nuk ka pasur asnjë informacion për vendndodhjen e të birit që prej datës 21 prill 2025.

“Në Komisariatin e Policisë Durrës është paraqitur M. K., 85 vjeç, banues në Durrës, i cili ka kallëzuar se më datë 21 prill ka humbur kontaktet me djalin e tij, shtetasin A. K., 49 vjeç”, tha policia vendore.

Nuk ka informacione të detajuara për arsyet pse denoncimi është depozituar me vonesë nga i ati, teksa vijon puna për kërkimin dhe gjetjen e tij.