Dasma madhështore e Cindy Marina dhe Genar Topallit, djalit të ish-kryeparlamentares Jozefina Topalli, ka qenë ngjarja më e komentuar e ditëve të fundit.
Ceremonia u zhvillua më 13 shtator në Bazilikën e Shën Marisë, te Altari i Qiellit në Romë, një vend i shenjtë e simbolik, ku sipas Genarit gjithçka ishte e organizuar me një donacion modest. Festa më pas vazhdoi me një darkë po në Romë, që sipas tij nuk kapte kosto më të larta se një dasmë e zakonshme në Shqipëri.
Por kjo martesë përrallore nuk kaloi pa polemika. Ish-partnerja e Genarit, moderatorja sportive Eva Murati, u bë pjesë e një debati të nxehtë pas një videoje të saj që qarkulloi në TikTok. Komentet e ndjekësve aluduan për xhelozi dhe dëshirë për një dasmë luksoze të ngjashme, gjë që e detyroi Evën të reagojë ashpër me fjalë të forta, duke hedhur poshtë çdo aludim për ndjenja të pazgjidhura por foli për dasëm me para që mund të jenë nga ‘fondet publike’
Në këtë situatë, Genar Topalli ka zgjedhur të japë një reagim publik përmes një postimi në Facebook. Ai shpjegoi se ceremonia dhe festa janë menduar e financuar prej tij dhe Cindy-t me mbështetjen e prindërve të saj, të cilët prej më shumë se 30 vitesh jetojnë e punojnë në SHBA, ku kanë ngritur biznese të suksesshme në transport dhe sport, me mbi 150 të punësuar. Sipas tij, dasma nuk kishte kosto të ekzagjeruara dhe çdo informacion i kundërt është spekulativ.
“Ky sqarim bëhet vetëm për të shmangur çdo shifër krejtësisht të pavërtetë e spekulative,” shkruan Topalli, duke falënderuar të gjithë për urimet e marra në këtë ditë të shenjtë për familjen e tij./Prive By Liberta Spahiu