Po priste pemë në Bjeshkën e Pojanës, por një prej tyre bie mbi një të moshuar dhe i merr jetën, në kërkim 39-vjeçari

Një 39-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia e Tropojës, pasi duke prerë pemë, një prej tyre ka rënë mbi një të moshuar dhe i ka marrë jetën.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tropojë shpallën në kërkim shtetasin B.Q., 39 vjeç, banues në Shipshan, pasi duke prerë pemë në bjeshkën e Pojanës, dyshohet se një pemë ka rënë mbi shtetasin M. K., 79 vjeç, i cili është dëmtuar dhe për pasojë ka humbur jetën në spital”, sqaron policia.

Vijon puna për kapjen e 39-vjeçarit dhe për dokumentimin e rrethanave të rastit.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.