Ulen komisionet për transfertat/ Hyn në fuqi vendimi, zero tarifë për pagesat deri në 40 mijë

Të gjitha ata qytetarë apo biznese që do të bëjnë transferta parash në lekë apo euro tashmë do të pagujanë komisione më të ulëta.Vendimi I Këshillit Mbikqyrës ka hyrë në fuqi dhe parashikon që transfertat e parave me vlerë deri në 40 mijë lekë nga qytetarët tashmë do të realizohen pa asnjë komision.

Vendimi është marë në mbledhjen e fundit të Këshillit mbikqyrës duke ulur ndjeshëm kostot e pagesave për qytetarët dhe bizneset, por edhe duke pasur si synim inkurajimin e përdorimit të kanaleve elektronike. Deri më tani vlera që mund të tranferohj pa komision ishte 20 mijë lekë.

Po ashtu Banka e Shqipërisë ka parashikuar që Për pagesat elektronike deri në 10 milionë lekë, komisionet të ulen me gati 10 herë, duke e bërë më të leverdishëm përdorimin e sistemit AECH. Ndërkohë që komisionet e aplikuara nga institucionet financiare për klientët e tyre, për të pagesat nga 40 mijë lekë deri në 1 milion lekë, nuk duhet të jenë më të larta se 100 lekë.

Ulja e komisioneve vlerësohet se do t’u kursejnë qytetarëve dhe ekonomisë shqiptare përafërsisht 40 milionë euro në vit dhe njëkohësisht krijojnë bazën e nevojshme për integrimin e mëtejshëm të vendit në SEPA.

Këto ndryshime janë parakusht i domosdoshëm për nisjen e operacioneve në sistemin europian të pgesave SEPA më 7 tetor 2025, duke siguruar që tarifat për pagesat ndërkufitare në Euro të jenë të njëjta me ato të aplikueshme brenda vendit.