Gazetari Eraldo Harlicaj tregoi këtë mbrëmje në “Top Story” detaje nga hetimet për vrasjen e Kristian Kolës në Shkodër.
Sipas tij, policia dyshon se Ragip Gila mund të jetë autor i kësaj vrasjeje. Ekzekutimi i Kolës ndodhi pak ditë pas masakrës së Shkodrës, me autor Gilën, ku mbetën të vrarë dy persona dhe dy të tjerë të plagosur.
Megjithatë, sipas gazetarit Harlicaj, dy ngjarjet që tronditën qytetin veriperëndimor, kanë pasur dinamika të ndryshme.
“Mënyra e ekzekutimit dhe arma e përdorur ka një ndryshim të madh. Atentati i Kristian Kolës ka pasur 2 persona, ndërsa në vrasjen tjetër, Ragip Gila ka vepruar i vetëm”, tha ai.
Për më tepër, vrasja e Kolës, sikurse duket edhe nga video ekskluzive e vrasjes e siguruar nga Harlicaj, u bë nga qitës profesionist, ndërsa e njëjta gjë nuk mund të thuhet për ngjarjen tjetër, ku shënjestra Erogen Brajoviç mbeti i plagosur, ndërsa u vranë dy të tjerë.