Gazetari Basir Çollaku deklaroi në një emision televiziv se Amerika ka shtënë në dorë të gjithë magazinën e materialeve nga aplikacionet e inkriptuara Sky dhe Encro Chat që posedojnë materiale për Shqipërinë.
Ai u shpreh se kryeministri Edi Rama ka lidhje me bandat e krimit të organizuar dhe se SHBA është në dijeni të komunikimeve mes tyre.
“A e dimë ne shqiptarët se kush ia jep mundësin krimit të organizuar trafikantëve të drogës për të pastruar paratë, ja jep kryeministri Edi Rama, askush tjetër. Lejet e ndërtimit dhe pallatet që ndërtohen për të pastruar ato para, ata shkojnë kolliten e teshtijnë tek kryeministri sepse ai firmos. Dhe e dimë se vetëm me dy çështje janë 7-8 miliardë euro. Te deklarata e zonjës 3 ditë më parë thuhej se SPAK-u ka qenë aq i pavarur sa ka luftuar të gjithë kriminelët pavarësisht se me kë janë të lidhur. Unë e kuptoj kështu: ‘Unë njoh shumë, kriminele, banda, që janë të lidhur me ministra që janë të pa luftuar, sepse ata që marrin leje te Kryeministri nuk janë luftuar’. Në fund të këtij viti që u mbyll amerikanët kanë marrë të gjithë magazinën e Sky dhe Encros. Ata e dinin jo zyrtarisht, por e kanë marrë edhe këtë. Dhe e dinë shumë mirë me kë flet Rama, Damiani, Taulanti… Me kë flasin të gjithë, me kë bashkëpunojnë”, tha Çollaku.