Katari bën lëvizjen e radhës kundër Izraelit: Për krimet duhet të mbash përgjegjësi

Katari njoftoi mbrëmë se synon të ndërmarrë veprime ligjore kundër Izraelit në Gjykatën Ndërkombëtare Penale (GJNP), pas sulmeve të Forcave Mbrojtëse të Izraelit (IDF) që kanë shënjestruar zyrtarë të lartë të Hamasit në kryeqytetin e Katarit, Doha.

LEXO  ‘E bëri sërish për herë të tretë’! Mediat italiane: Gjunjëzimi i Ramës para Melonit është kthyer në një ritual

Ministri i Shtetit për Çështjet e Jashtme, Mohammed bin Abdulaziz Al-Khulaifi, deklaroi përmes një postimi në rrjetin social X se ka zhvilluar dy takime me Zëvendës Prokurorin e GJNP-së, Nazhat Khan, për të diskutuar hapat e mëtejshëm ligjorë në lidhje me këtë çështje.

LEXO  “Do vijë dita, ministër AI”/ Rama: Nuk ka as kushëri për të futur në punë, as interesa…

“E përsërita angazhimin e Katarit për të mbështetur rrugën e drejtësisë ndërkombëtare dhe për të siguruar që ata që kanë kryer krime të mbahen përgjegjës dhe të mos i shpëtojnë ndëshkimit sipas ligjit penal ndërkombëtar,” shkroi Khulaifi, duke dënuar “agresionin e Izraelit kundër Shtetit të Katarit”.

LEXO  Lezhë/ Arrestohet kreu i organizatës kriminale për trafik armësh nga Shqipëria në Itali, në pranga dhe dy të tjerë

Lajme Te nGjashme