Tre fëmijë të mitur janë dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Korçës.
Sipas informacionit paraprak nga policia, dyshohet se fëmijët kanë konsumuar karamele, që i kanë gjetur pranë një koshi mbeturinash.
Njoftimi i Policisë:
Rreth orës 18:15, në Pediatrinë e Spitalit të Korçës janë dërguar nga familjarët për të marrë ndihmë mjekësore 3 fëmijë, të moshave 3, 7 dhe 10 vjeç.
Sipas deklarimeve të familjarëve, dyshohet se fëmijët kanë konsumuar disa karamele, të cilat i kanë gjetur në rrugë, pranë një koshi mbeturinash.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.