Eksplozivi në banesën e Xhelal Mziut, publikohen pamjet! Momenti kur dëgjohet shpërthimi i fuqishëm

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak pas mesnatës në zonën e Kamzës, ku persona ende të paidentifikuar kanë vendosur lëndë plasëse në murin rrethues të banesës së deputetit të PD-së, Xhelal Mziu.

Ka qenë ora 00:56, ku është dëgjuar një shpërthim tepër i fuqishëm, i cili ka tronditur zonën.

Për fat të mirë nga shpërthimi nuk raportohet për persona të lënduar, por janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor shkoi në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.