Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së sotme. Sipas parashikimeve meteorologjike, moti do të jetë i kthjellët në të gjithë territorin e vendit, pa prani të reshjeve apo vranësirave të dukshme
Era do të fryjë nga kuadrati i veriut me një shpejtësi mesatare prej 8 metra në sekondë. Megjithatë, në zonat e ulëta dhe përgjatë vijës bregdetare, era do të jetë hera-herës më e fortë, duke arritur shpejtësi nga 8 deri në 14 metra në sekondë.
Sa i përket kushteve detare, valëzimi në det do të jetë i ulët deri mesatar, me forcë që varion nga 1 deri në 3 ballë, duke krijuar kushte të favorshme për lundrim dhe aktivitete detare.