Reforma administrative-territoriale është pjesë e programit qeverisës të socialistëve për katër vitet e ardhshme. Socialistët planifikojnë të ngrenë komision të posaçëm parlamentar për të nisur nga puna analitike, duke reflektuar ndryshimet demografike.
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi, tha mbrëmë në një emision televiziv se para vitit 2027, kur vendi do të mbajë zgjedhjet lokale, do të ketë ‘shkrirje’ të bashkive.
“Ka bashki që nuk e justifikojnë të qenit bashki. Duhet ta bëjmë këtë para zgjedhjeve të ardhshme lokale, që janë në pranverën e viti 2027”, tha Blendi Klosi.