Janë zbardhur diskutimet me dyer në mbyllura në Grupin Parlamentar të PD, një ditë më parë pas seancës së tensionuar parlamentare.
Deputetët kanë hedhur ide të ndryshme në lidhje me aksionin opozitar.
Burime për gazetarin Osman Stafa bëjnë të ditur se deputeti Tomor Alizoti ka thënë që diktaturat nuk përmbysen as me ndërkombëtarë dhe as me ambasada. Ai është shprehur se duhet të marrin vendime afatgjate politike.
Ndërsa Sali Berisha ka deklaruar se duhet që të protestonën ashtu sic u protestua në Shtëpinë e Bardhe, kur kryeministër ishte Fatoës Nano.
Pjese nga diskutimi:
Tomor Alizoti: Shqipëria sot ka hyrë sot në fazën e diktaturës. Ai ka kapur mediat sot, dhe e jep mesazhin e tij siç dëshiron, ne si kemi mediat, prandaj ne duhet të komunikojmë në terren. Një mikrofon dhe të dalim në rrugë, të ftojmë forumet rinore dhe të bëjmë bisedë të hapur me njerëzit në rrugë.
Diktaturat nuk janë përmbysur as me ndërkombëtarët as me ambasadat.
Ne duhet të marrim vendim afatgjatë politik. Të ngremë njerëzit, t’i bindim, t’u japim shpresë, e pastaj t’i thërrasim në protesta masive.
Sali Berisha: Shumë ide të vyera. Unë mendoj se duhet ta bëjmë kërkesën për përsëritjen e seancës, dhe po ashtu edhe të kërkojmë mocion për shkarkim për Niko Peleshin, pasi ai ka shkelur kushtetutën. Ndërsa e dimë që Begaj s’do veprojë, por ama ne kemi detyrë t’i themi atij që mos t’i thërrasë për betim. Krytarët e grupeve parlamentare të bëjnë nëpër ambasada e të shpjegojnë situatën.
Ne duhet të rivitalizojmë edhe degët tona në diasporë, për të zhvilluar protesta përpara Ambasadave, siç është protestuar përpara Shtëpisë së Bardhë kur Kryeministër ishte Fatos Nano.