Gazetari Basir Çollaku ka zbuluar, se kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj konsumon raki në paraburgimin e Durrësit, ku ndodhet prej disa muajsh.
Çollaku analizoi po ashtu procesin që PS po ndjek për ta çuar Bashkinë e Tiranës në zgjedhje të pjesshme, duke e shkarkuar Veliajn përmes votës së këshilltarëve të majtë, me argumentin ligjor të mungesës tremujore në detyrë.
Ai tha se pret që zgjedhjet për kryeqytetin të mos zhvillohen, pasi Rama dhe Veliaj sipas tij duhet të zgjidhin me paqe përplasjet mes tyre.
“Pyetja është a do të ketë zgjedhje në Tiranë. Sigurisht që nuk do të ketë! Kjo është arsyeja se po flenë te burgu Durrësit këto negociatorët që i çojnë fjalë atij, tërhiq, mos u tërhiq. Edhe shohim reagimet e Ramës dhe Veliajt, këto kodet që shpërndajnë në distancë me njëri-tjetrin. Do kalojnë afatet duke u zënë këta. I tha ai zotëria nga burgu: ‘Kur do flas unë, ti do bëhesh lajmi i fundit’. Pra është presion që bëhet. E mori dy ditë rresht vëllain e Erion Veliajt, Arbrin, e thirri SPAK-u. Këta takohen tek SPAK-u, gjithë mazhoranca. Mori vëllain dy ditë rresht, foli Erioni nga burg, tha: ‘Kur të flas unë ti do bëhesh lajmi i fundit’. Këta duan ta zgjidhin me paqe se këta kanë kusure të përbashkëta, këto firmat e mafies bashkë, pastrimin e parave bashkë. Dhe kanë frikë se siç kam lexuar nëpër media, se rakia ndonjëherë çka barku, e nxjerr bardhaku. Se mos ndoshta e tepron me rakinë dhe nxjerr ndonjë sekret. Se duhet mbajtur edhe mbikëqyrje nga qelia ai zotëria atje. Se mos thotë ndonjë gjë që Rama ka bërë, del edhe ndonjë shkresë që kanë punuar bashkë”, tha Çollaku.