Aksident i rëndë Makina përplaset me kamionin që kërkoi ta parakalojë, plagoset rëndë drejtuesi (Video)

Një aksident rrugor i rëndë është shënuar sot në autostradën Lushnje–Fier, pranë zonës së Savrës, në kahun drejt qytetit të Fierit.

Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip fuoristradë “Bentley” është përplasur nga pas me një kamion, pasi kishte tentuar ta parakalonte atë.

Si pasojë e përplasjes, një person ka mbetur i plagosur rëndë dhe është transportuar me urgjencë në spitalin e Lushnjes, ku ndodhet nën kujdes intensiv mjekësor.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.