Një aksident i rëndë me pasojë vdekje është regjistruar sot në aksin rrugor Shkodër–Hani i Hotit, në afërsi të rrethrrotullimit të Koplikut, rreth orës 18:20.
Policia njofton se automjeti me drejtues shtetasin Valentin Bluda, rreth 32 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe është përplasur me një reklamë në rrugë.
Si pasojë e aksidentit, kanë humbur jetën në vendngjarje shtetasi Valentin Bluda dhe babai i tij, shtetasi Nikoll Bluda 76 vjeç, pasagjer në automjet.
Njoftimi i policisë
Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 18:20, në aksin rrugor “Shkodër – Hani i Hotit”, automjeti me drejtues shtetasin V. B., rreth 32 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe është përplasur me një reklamë në rrugë.