Ishte duke vrapuar, humb jetën 49-vjeçari, trupi i pajetë i viktimës transportohet me helikopter

Një ngjarje tragjike është regjistruar këtë të shtunë në zonën turistike të Thethit, ku një 49-vjeçar nga Tirana ka humbur jetën teksa ishte duke ndjekur shtegun që të çon drejt “Syrit të Kaltër”.

Sipas burimeve paraprake, dyshohet se ai ka pësuar një atak kardiak në momentin që po vraponte në drejtim të destinacionit të njohur malor.

Në vendngjarje është ndërhyrë menjëherë nga autoritetet dhe një helikopter i Ministrisë së Shëndetësisë ka bërë të mundur transportimin e trupit të pajetë nga zona e thellë malore.

Policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes tragjike.