“Jeni nazeli e tekanjozë të mëdhenj”- Rama batuta me mjekët e QSUT: Ministrja u kthye në fshatin e vet, është shumë e rrezikshme! Uroj që mos t’ju hajë

Kryeministri Edi Rama, shkëmbeu batuta me bluzat e bardha në QSUT, teksa prezantoi ministres së re, mjeken Evis Sala, në krye të Ministrisë së Shëndetësisë.

Teksa iu drejtua mjekëve Rama u shpreh se “jeni nazeli e tekanjozë të mëdhenj”, duke shuar që “nuk ma ha mendja se keni ndonjë naze të mundshme për të bërë për ministren që është njësoj sikur ta keni nxjerrë vetë”, referuar faktin që ministrja Sala është pjesë e bluzave të bardha.

“Kjo mund të jetë shumë e mirë, por edhe shumë e rrezikshme”, u shpreh ai, duke shtuar “uroj që as mos t’ju hajë dhe as mos ha hani”.

“Duke qenë se jeni komunitet i njohur për naze, është diçka që na e keni mësuar se jeni nazeli e tekanjozë të mëdhenj, edhe për shkak edhe të stresit të madh besoj, nuk ma ha mendja se keni ndonjë naze të mundshme për të bërë për ministren që është njësoj sikur ta keni nxjerrë vetë.

Kjo mund të jetë shumë e mirë, por edhe shumë e rrezikshme sepse s’ka profet në fshatin e vet. Është kthyer në fshatin e vet, uroj që as mos t’ju hajë dhe as mos ha hani, por së bashku të bëni që shërbimi shëndetësor të njohë në këtë qendër një xhevahir të kurorës në të gjitha kuptimet e fjalës”, tha Rama.