Eklipsi diellor/ Zbulo se ç’do të ndodhë me shenjën tënde të zodiakut dhe kush do të ketë fat të pazakontë

Eklipsi i Hënës së re më 21 shtator është një ngjarje krejt e re. Pas eklipsit të Hënës së plotë te Peshqit më herët këtë muaj, ajo që le pas mund të ketë qenë pengesa për zhvillimin tënd.

Ndonjëherë “e reja” e një eklipsi të Hënës së re është heqja dorë nga pritshmëritë dhe gjetja e risisë tek ajo që është aty. Tani, zbulojmë se ç’do të ndodhë me secilën shenjë.

Dashi

Kjo Hënë e re në Virgjëreshë ndriçon shtëpinë tënde të 6-të të punës, shëndetit dhe rutinave. Ke pasur ëndrra të mëdha, por Virgjëresha po të pyet: Si po shfaqesh në të vërtetë çdo ditë?

Sezoni i eklipsit pastroi shpërqendrimet, duke lënë hapësirë për qëndrueshmëri. Chiron-i në shenjën tënde mund të përfaqësojë tundimin në dyshim ndaj vetes, por disiplina nuk është ndëshkim, përkundrazi, është përkushtim. Realiteti yt formohet nga veprimet e vogla e praktike, jo duke detyruar të tjerët të ndjekin ritmin tënd. Shiko ku ke projektuar presion dhe rregullo ritmin tënd. Ky eklips të lëviz drejt balancës dhe nga procesi në zhvillim. Beso te rendi, durimi dhe tregohu i/e butë me veten.

Demi

Kënaqësia dhe krijimtaria janë në qendër të këtij eklipsi.Nëse ke pritur të tjerët që të nisin festën, të tregojnë dashurinë, apo të të aktivizojnë frymëzimin, kujtohu se gëzimi buron prej vetes. Ëndrrat për romancë apo për aprovim nga të tjerët janë tundime, por Virgjëresha (meqë Hëna e re është në këtë shenjë) të pyet se si reagon kur jeta nuk të jep atë që dëshiron.

Hiq dorë nga pritshmëritë që varen nga të tjerët dhe merru me dritën tënde. Futu në një projekt që e ke pasur pasion, eksperimento me lojën ose shijo bukurinë që të rrethon! Fuqia është e jotja! Me Uranin që ndikon në shenjën tënde, risia sjell përparime. Ky eklips diellor në Virgjëreshë thotë: mos ua lër të tjerëve argëtimin tënd!

Binjakët

Ky eklips diellor në Virgjëreshë aktivizon shtëpinë tënde të 4-t, që lidhet me rrënjët dhe themelet emocionale. Je shtyrë të shqyrtosh modelet e trashëguara ose historitë e të tjerëve, që nuk të përshtaten më. Ëndrrat për përkatësi mund të turbullohen nga dinamika të vjetra, por Virgjëresha kërkon qartësi, jo ndjesi. Sezoni i eklipsit nxori në pah atë që duhej lënë pas; tani në bazat e së shkuarës, ndërto të tashmen. Realiteti yt formësohet nga mënyra se si reagon ndaj asaj që ke kaluar. Krijo një hapësirë të re, orar, ose strehë të brendshme dhe pasqyro personin që do të jesh.

Gaforrja

Komunikimi është çelësi nën këtë eklips diellor. Ëndrrat për harmoni vlejnë vetëm nëse fjalët e tua janë të sakta. Virgjëresha është gjuhëmprehtë dhe të thotë se duhet t’u japësh fund fjalëve të ëmbla dhe elozheve që thuren kot. Sezoni i eklipsit mund të të ketë trazuar sadopak me dyshime, por tanimë je më e qartë se kurrë dhe gati për t’i dhënë fund shmangies.

Mënyra se si reagon në bisedë, sidomos kur emocionet janë të larta, cakton rrugën ku do të ecësh. Shkruaj atë që do të thuash, shprehu qartë dhe beso se ndershmëria është më e butë se perfeksioni. Fjalët e tua mund të jenë ilaç kur mbështeten në fakte. Udhëhiq me dhembshuri, pa e sheqerosur të vërtetën.

Luani

Ky eklips diellor në Virgjëreshë bie në shtëpinë tënde të 2-të, atë të parave, vlerave dhe vetëvlerësimit. Ëndrrat për më shumë lekë janë të vlefshme, por Virgjëresha do prova. Analizo financat, pasuritë dhe prioritetet: Mënyra se si shpenzon tregon si e sheh veten. Sezoni i eklipsit të ndihmoi të heqësh dorë nga zakone të vjetra; ndaj tani, përgjigju ndryshe!

Luksi i vërtetë nuk është shfaqje; është qëndrueshmëri. Përmirëso marrëdhënien me burimet që realiteti yt të pasqyrojë siguri. Përshtat buxhetin me qëllimet afatgjata dhe shmang blerjet që nuk i shërbejnë rritjes tënde. Shkëlqimi yt s’ka pse të jetë i zhurmshëm për të qenë i vlefshëm. Investo në atë që të bën të qëndrueshme, të denjë dhe të fortë.

Virgjëresha

Kjo është rivendosja jote kozmike, e dashur Virgjëreshë! Hëna e Re në shenjën tënde qëllon të ndikojë në shtëpia tënde të parë, ajo që fokusohet te vetja dhe prania jote. Është momenti të rikrijosh veten, të dëgjosh kritikat e brendshme dhe të jesh versioni më i mirë i vetes.

Ëndrrat për perfeksion mund të shndërrohen në zë goxha kritik, por mos harro: Forca e vërtetë e Virgjëreshës është dhembshuria. Sezoni i eklipsit nxori në pah pasiguri ose role të vjetra; realiteti yt formohet nga mënyra si reagon. Të tjerët mund të mos e kuptojnë vizionin tënd ende, por Plutoni dhe Urani që bëjnë të sugjerojnë ndryshime të qeta me ndikim revolucionar. Progresi nuk është detyrim i rezultateve, është përputhje me atë që je tashmë.

Peshorja

Eklipsi diellor në Virgjëreshë bie në shtëpinë tënde të 12-të dhe aktivizon zërin tënd të brendshëm. Ëndrrat janë të gjalla, por realiteti kërkon pushim dhe gjykim. Sezoni i eklipsit pastroi shpërqendrimet e jashtme; tani merru me nënvetëdijen. Krijo hapësirë për vetmi, reflektim dhe shërim.

Pushimi mund të jetë disiplinë, ndaj caktoje si takimin tënd më me prioritet. Mbaj shënim ëndrrat (në kuptimin e vërtetë dhe figurativ); ato tregojnë se ndoshta ke kënaqur të tjerët në vend të shpirtit tënd. Realiteti ndryshon kur ndalon zërat e jashtme dhe dëgjon zemrën tënde. Lëvizja jote më e fuqishme është qetësia!

Akrepi

Miqësitë dhe qëllimet e së ardhmes marrin vëmendjen me këtë eklips diellor në Virgjëreshë. Ëndrrat për përkatësi dhe njohje mund të hiperbolizohen, por Virgjëresha të bën të reflektosh se kush e ushqen vizionin tënd dhe kush të shteron. Realiteti formohet nga ata që mban afër, dhe sezoni i eklipsit tregoi ku energjia po çohej dëm. Shkurto rrethin tënd, jo nga inatet e kaluara apo hatërmbetjet, por nga dëshira për të pasur përreth njerëz që ia vlejnë. Ji i qëllimshëm për projektet dhe komunitetet! Me Uranin që elektrizon rrugën e marrëdhënieve të tua, prit lëvizje të papritura dhe aleanca të reja.

Shigjetari

Shtëpia jote e 10-të e karrierës, trashëgimisë dhe meritës ndriçon nën këtë eklips në Virgjëreshë. Ëndrrat për ndërtimin e një perandorie janë emocionuese, por Virgjëresha këmbëngul që të krijosh rendin tënd. A pasqyron rutina jote ditore perandorinë që ti imagjinon? Sezoni i eklipsit zbuloi shpërqendrime ose çështje të rreme; tani realiteti varet nga përgjigjja jote.

Thjeshto angazhimet dhe hiq atë që nuk përputhet. Nuk mund të bësh gjithçka, por mund të fokusohesh aty ku ka rëndësi. Saturni mbështet lojën tënde afatgjatë; rezultatet vijnë nga disiplina, jo nga dëshira për të bërë 100 gjëra. Zgjidh qartësinë mbi angazhimin e tepërt. Ndërto një karrierë që përputhet me vizionin dhe vlerat e tua.

Bricjapi

Eklipsi diellor në Virgjëreshë aktivizon shtëpinë tënde të 9-të të urtësisë, filozofisë dhe dijes. Ëndrrat e tua për qëllim janë në zhvillim, por Virgjëresha të rikujton se teoria pa praktikë është bosh. Sezoni i eklipsit pastroi besime të vjetra, duke hapur vend për një qasje të re, më të qëndrueshme. Realiteti tani varet nga mënyra si reagon ndaj informacionit të ri.

A po i mban fort ideologjitë e vjetra, apo je mjaftueshëm fleksibël për të integruar të vërteta të reja? Neptuni mund të të mjegullojë, ndaj Virgjëresha të sqaron përmes ritualeve ditore. Mbaj besimin që i përshtatet trupit, orarit dhe jetës tënde. Lëre të ikë “planin madhështor” dhe përqendrohu te praktikat që i bëjnë mirë shpirtit tënd.

Ujori

Ky eklips në Virgjëreshë nxjerr në pah shtëpinë tënde të 8-të të intimitetit, burimeve të përbashkëta dhe transformimit. Ëndrrat për bashkim janë tërheqëse, por realiteti kërkon kufij. Ku ke ngatërruar afërsinë me sakrificë, ose besnikërinë me ndrydhje dhe tkurrje të vetes?

Sezoni i eklipsit ekspozoi ca boshllëqe në marrëveshje emocionale ose financiare, ndaj është momenti t’i forcosh ato. Të vërtetat e dhimbshme janë vetëm informacion. Përdor gjykimin e Virgjëreshës për të vendosur çfarë të mbash dhe çfarë të lejosh të rrijë në të shkuarën. Me Plutonin dhe Uranin në lojë, idetë e tua për intimitet dhe besim janë në zhvillim. Përkufizo mënyrën se si e veçon veten që brishtësia të të fuqizojë, jo të të shterojë.

Peshqit

Partneriteti është nën vëzhgim me këtë ngjarje të re në kozmos. Ekipsi diellor bie në shtëpinë tënde të 7. Dëshirat për dashuri dhe lidhje janë të bukura, por Virgjëresha kërkon prova: A përputhen veprimet e përditshme me zotimet?

Sezoni i eklipsit tregoi se ku dhembshuria u ngatërrua me tolerimin e flamujve të kuq. Përgjigju me gjykim të ftohtë! Realiteti i marrëdhënieve nuk ndërtohet mbi gjeste madhështore; ndërtohet mbi detaje të qëndrueshme. Mos e ngatërro sakrificën me përkushtimin. Shiko si pasqyrojnë partneritetet nevojat dhe vlerat e tua. Lidhja e vërtetë nuk është dramë; është saktësia e qetë e kujdesit dhe pranisë së përditshme.