Një sherr masiv që degradoi në përdorimin e thikave është regjistruar rreth orës 01:00 të mëgjesit të sotmën në Via Monte Rosa në Milano.
Të përfshirë në përleshje ishin një grup shqiptarësh dhe afrikanësh, të cilët sulmuan një egjiptian. Ky i fundit ishte i shoqëruar dhe nga 2 persona të tjerë.
Sipas asaj që raportohet në mediat italiane, 30-vjeçari nga Egjipti u godit disa herë më thikë në pjesë të ndryshme të trupit duke mbetur i plagosur rëndë. Tashmë i plagosuri ndodhet në spital jashtë rreziku për jetën.
Arsyet e konfliktit ende nuk janë të qarta ndërsa kanë qenë disa persona, shqiptarë dhe afrikanë të cilët kanë sulmuar 32-vjeçarin.
Në momentin që në vendin e ngjarjes kanë mbërritur efektivët e policisë, agresorët ishin larguar ndërsa aty u gjet i plagosuri dhe 2 personat e tjerë që e shoqëronin.
Këta të fundit janë marrë në pyetje nga autoritetet ku dhe kanë dhënë versionin e tyre të ngjarjes ndërsa ka filluar dhe kqyrja e kamerave të sigurisë që mund të çojë në identifikimin e autorëve të sulmit.