“Ordiner si Rama”, Meta tregon abuzimet në paraburgim: Bidonat e ujit më ishin shpuar, kjo tregojnë sa serioz është…

Në intervistën televizive, presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka treguar se, janë shtuar ndaj tij masat represive në paraburgim.

Meta ka treguar se kanë filluar ti shpojnë dhe bidonat e ujit.

Pjesa e tretë e intervistës së presidentit të PL, Ilir Meta:

Po për çështjen tuaj ç’mund të na thoni? Aq më tepër që shorti i ra gjyqtares tepër të diskutueshme Irena Gjokës, e cila rrëzoi edhe kërkesën tuaj për lirim?

Shorti nuk mund të na zhgënjente dhe as nuk mund të ‘gabonte’.

Çështjen po e ndjek avokati im i nderuar Z. Cakrani dhe ne do ezaurojmë të gjitha procedurat e brendshme ligjore në mënyrë që sa më parë të shkojmë në Gjykatën e Strasburgut.

Ne presim me padurim përballjen në procesin e gjykimit për të çmontuar këtë farsë kriminale gjyqësore të bazuar në paligjshmëri totale dhe fshehje provash dhe faktesh qëllimisht.

Unë personalisht jam shumë i sigurt për fundin e turpshëm të kësaj pengmarrjeje vetëm që Edi Rama të grabiste 83 mandate me ndihmën e 250 banditëve të paarrestuar nga SPAK-u. Ndërsa Ilir Meta në mes të rrugës në mënyrë banditeske pasi tre prokurorë të partisë firmosin që arrestimi të bëhej i paligjshëm, pra në bazë të një ligji që ishte shfuqizuar që në vitin 2020.

Pse? Sepse kështu ishte urdhri nga ‘krijuesi’ i SPAK-ut për të frikësuar të gjithë opozitarët para zgjedhjeve.

Si janë kushtet e paraburgimit tuaj? A mbaruan dënimet? Po ping-pongu a rifilloi?

Ping-pongu nuk ekziston më që në Maj pasi fola në telefon me gazetaren Beti Njuma.

Por na ka dalë një problem i ri me bidonat që askush nuk mund ta besojë.

Para disa kohësh u them dy drejtuesve kryesorë të burgut se doja të fusja dy bidona plastikë uji nga 20 litra secili për qëllim stërvitjeje.

Vetëm 9 ditë pasi familjarët e mi i kishin sjellë dy bidonat bosh, m’i sjellin te qelia.

Me pak vonesë por prapë i sollën.

Fillova të mbushja bidonin e parë se donte kohë kur sapo kaloi mbi gjysmën pashë të derdhej uji në dysheme.

Epo thashë unë rastësi që një ma kanë sjellë me vrimë.

E hodha atë ujin në bidonin tjetër që të fitoja kohë dhe po e mbushja me ujë kur prapë filloi të rridhte ujë.

E kuptova që Qeveria e Ramës i kishte mbajtur dy bidonat për 9 ditë vetëm për t’u hapur nga një vrimë.

Atëherë u them njerëzve të mi më sillni një bidon si ata të mbushur me ujë për t’u hequr alibinë se bidonat kishin ardhur me vrima.

Para dy javësh erdhi bidoni 20 litra me ujë, por do ta kenë future në qeli më vete.

Ju tregova këtë histori absurd për të kuptuar sa ordiner është Edi Rama se këto nuk janë histori drejtorësh dhe policësh.

Por mua këto më argëtojnë e nuk më mërzisin aspak.

Ajo që më mërzit është tendenca e shqiptarëve për t’u larguar nga vendi sepse rrezikojmë seriozisht shkombëtarizimin e vendit përmes ndryshimit të qëllimshëm të strukturës demografike.

Ndaj fuqizimi i opozitarizimit është emergjencë për të larguar këtë pushtues që i ka bërë dëme vendit më shumë se pushtetuesit e huaj.