Dhunoi dhe vrau me thikë 51-vjeçarin brenda banesës, zbulohet identiteti i autorit të dyshuar! Kush është 21-vjeçari

Teilor Tivari është autori i dyshuar i vrasjes së 51-vjeçarit Valbon alias Marko Beqiraj, krim i ndodhur ditën e mërkurë (24 Shtator) në lagjen nr. 12, të qytetit të Durrësit.

21-vjeçari, i cili dyshohet se ka dhunuar dhe më pas ka masakruar me thikë viktimën, është shoqëruar nga policia e po meret në pyetje.

Ende nuk dihet motivi i këtij krimi të rëndë. Ndërsa mes autorit dhe 51-vjeçarit raportohet se ka pasur një debat para se të ndodhte vrasja.

Në banesën në katin e katërt të pallatit, policia ka mbledhur gjurmët e gishtërinjve, ndërsa janë analizuar edhe kamerat e sigurisë për të shkuar drejt autorit.

Viktima jetonte në banesë me bashkëshorten dhe djalin e tij, ndërsa punonte si kamarier në qytetin e Durrësit. Gruaja e viktimës përgjatë ditës së djeshme i ka rënë disa herë telefonit të 51-vjeçarit, por nuk iu është përgjigjur.

Më pas, ka qenë nipi i Valbon alias Marko Beqiraj i cili ka shkuar në apartament dhe e ka gjetur të pajetë rreth orës 19:30.

“Vijojnë veprimet e thelluara hetimore për zbardhjen e vrasjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme, në lagjen nr. 12, Durrës.

Më datë 24.09.2025, rreth orës 19:30, shërbimet e Policisë kanë marrë njoftim se në lagjen nr. 12, Durrës, në banesë, është gjetur pa shenja jete shtetasi V. B., alias M. B., rreth 51 vjeç.

Nga ekspertiza paraprake mjekoligjore e kryer nga grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ka rezultuar se në trupin e 51-vjeçarit kishte shenja dhune dhe plagë të shkaktuara me mjet prerës (thikë), si pasojë e të cilave dyshohet se ky shtetas ka humbur jetën.

Përgjatë natës dhe aktualisht, grupi i posaçëm hetimor ka kryer dhe është duke kryer një sërë veprimesh të thelluara hetimore, me qëllim zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Në përfundim të veprimeve, do të ketë një njoftim të plotë dhe të detajuar në lidhje me këtë ngjarje”, informoi policia në njoftimin paraprak.