Monika Kryemadhi ishte sot e pranishme në seancën paraprake në GJKKO lidhur me dosjen e hetuar nga SPAK ku akuzohet ajo dhe ish-bashkëshorti i saj Ilir Meta për korrupsion pasiv.
Seanca e sotme u shty për në datën 9 tetor, kur do vendoset nëse kalon për gjykim apo kthehet sërish për hetime të plotësuara në SPAK. Pas seancës, Kryemadhi foli me gazetarët, teksa thekson se nuk ka asnjë person ende të thirrur për korrupsion aktiv, teksa ajo dhe Meta hetohen për korrupsion pasiv.
“Monika Kryemadhi Ilir Meta akuzohen për korrupsion pasiv. Nuk ka asnjë të akuzuar për korrupsion aktiv. Kur ka korrupsion pasiv si nuk ka korrupsion aktiv. A janë pyetur biznesmenët. E dyta, kam pasur dëshmi, mos bërja e hetimit në thelb e plotësuar lë shumë shpërdorim nga SPAK në marrëdhënie me hetimin. Sipas Dumanit, Fatime i fillon jeta në 2001 në Tiranë. Nuk do thotë që tironsit që kanë jetuar në Tirana para 2001 i fillon jeta në Tiranë kur ka ardhur Dumani në Tiranë. Procesi me mijëra faqe lë shumë për të dëshiruara. SPAK dhe i gjithë procesi ka qenë shumë i zënë.”
Më tej hodhi akuza për intimidimin e procesit ndaj saj, teksa justifikon pasuritë e së ëmës së saj Fatime Kryemadhi.
“Ku ndryshon një kriminel që i vendos pistoletën në kokë një politikanë, prokurori, biznesmeni nga një institucion si ky këtu që kërcënon intimidon linçon një qytetar që nuk pranon të thotë atë që ka dëshirë të thotë prokurori në dosje. Kush nga dëshmitarët që ka dhe një dëshmitar që e kanë futur 3 muaj në burg për ta kërcënuar për të arritur te çështja CEZ/ DIA, në shkurt 2026 bëjmë 8 vjet hetime. Gjithë ky presion i madh. Dumani ku u bë prokuror, pse nuk bëjnë ditën kur u emërua ky sa kg u kap në portin e Durrësit. Kur erdhi vendimi nga Antimafia italiane u mbajt 3 muaj në zyrat e SPAK, u bënë zgjedhjet u përdorën për të nxjerrë rezultatet që i dimë.
Pasi u përdorën gjithë grupet kriminale, pas u njoftuan dhe më pas i hipën avionit dhe u larguan të lumtur në drejtime të paditura. Gjyqi im është politik. Ditën që denoncova inceneratorin e Tiranës, paguhen akoma paratë e inceneratorëve gjyqtarëve që mbajnë në burg njerëz të pafajshëm. Përsëri bëj thirrje edhe opozitës, edhe mediave, edhe qytetarëve. Kur përfshihen njerëz që kanë frustrime nga e kaluara e tyre, kanë pika të dobëta që bandat kriminale e përdorin në mënyrë të drejtpërdrejtë. Sa kg janë kapur në portin e Durrësit kur Dumani u emërua kryeprokuror i SPAK. E dimë se ndërhyrja e Kim në KLP për Dumani ishte se ky do ishte heroi i fëmijëve tanë kundër bandave. Ky proces gjyqësor kërkon durim strategjik. Është një çështje do kërkojë edhe përballje të drejtpërdrejtë. Do ketë kostot e veta.”
Sakaq, shtoi se në seancat e radhës do ftojë si dëshmitarë kryeministrin Edi Rama, shefen kabinetit Vali Bizhgën dhe ish-ministren Milena Harito.
“Patjetër, kryeministrin Edi Rama, shefen e kabineti Vali Bizhga, ish ministren Milena Harito. Janë dy letërporosi që janë dërguar në Angli dhe Amerikë. Jam skandalizuar nga mënyra se si këto dy institucione i janë përgjigjur SPAK. A ka vendim për sekuestrimin e celularit të Kryemadhit, i çon. Mamaja ime ka ardhur në Tiranë që në 62-shin që i ka të ardhura dhe dokumente të justifikuara. Britania e Madhe i thotë a mund të dimë cili është krimi i zotit Meta dhe zonjës Kryemadhi.”