Tërmeti me magnitudë 6.2 ballë “shkund” këtë vend, ja ku ishte epiqendra

Një tërmet i fuqishëm ka goditur Venezuelën në orën e para të mëngjesit të kësaj të enjte.

Sipas Shërbimi Gjeologjik të SHBA forca e lëkundjeve ishte me magnitudë 6.2, ndërsa tërmeti u ndje edhe në Kolumbinë fqinje si dhe në ishujt e Karaibeve të Aruba, Curacao dhe Bonaire.

Venezuela është një nga vendet me aktivitet të lartë sizmik në botë, por lëkundjet e forta të sotme, kanë shkaktuar alarm në vendin e Amerikës Latine.

Shumë njerëz evakuuan ndërtesat e banimit dhe zyrat në zonën që ishte epiqendra e tërmetit.

Ndërsa nuk raportohet për dëme në njerëz.