Aurel Hoxha, pronar i lokal “Monopol” tek rruga “Myslym Shyr”, dyshohet si urdhërues i rrëmbimit dhe vrasjes së Klevis Lleshit, 24-vjeçarit që u gjet i groposur në Mamurras rreth 2 vite e gjysmë pas zhdukjes së tij.
Aurel Hoxha sipas burimeve ka marrë hak për vrasjen e vëllait të tij Agim Hoxha në vitin 2012, krim i cili krye Arben Lleshi, ky i fundit i ekzekutuar në burgun e Peqinit më 15 Dhjetor 2023.24-vjeçari u denoncua si i zhdukur më 5 gusht të vitit 2020, ndërsa kur kanë kaluar 5 vite nga ngjarja SPAK ka zbardhur krimin makabër duke lëshuar 4 urdhër arreste.
Në pranga raportohet se ka rënë 1 person, i cili u arrestua mbrëmjen e së enjtes (25 Shtator), ndërsa 3 të tjerë janë shpallur në kërkim.
Forcat operacionale kanë ushtruar kontroll në Mamurras, ndërsa po ushtrohen kontrolle edhe në Kamëz e Fresk.
ZHDUKJA E KLEVIS LLESHIT
U denoncua si i zhdukur me 5 gusht të vitit 2020. Pas 9 ditësh betejë nëpër polici dhe prokurori të rrethit të vet, e ëma i drejtohet Tiranës: “Gjemani djalin se ma kanë rrëmbyer”.
Nëna në rrëfimin e saj tronditës vuri gishtin në hasmërinë e përgjakshme që kishte me familjen Hoxha, hasmëri që dyshohet se ka marrë tashmë 5 jetë njerëzish, vazhdon të jetë edhe një i zhdukur që në 2017-n.Gjithçka nisi në Londër, për t’u transferuar më pas në Burrel, atje ku u vranë dy vëllezër dhe u zhduken dy djemtë e tyre. Por, në dhjetor 2020 në fshatin Shpërdhet u bë me dije se disa mbetje kockore të një njeriu kishin dalë në sipërfaqe.
U morën dhe u tha se u çuan në laborator e që prej asaj dite e deri më 6 Shkurt 2023 nuk u mor vesh se kujt i përkasin.
Në shkurt 2023 u tha se i përkasin Klevis Lleshit, pasi ADN-ja kishte përkuar me ato të familjes së tij. Nëna teksa tregoi për dyshimet e saj, dëshmoi edhe për vendin në të cilin gjendeshin hasmit e familjes së saj, por pa mundur të vërë gishtin mbi askënd.