SAGA e HASMËRISË mes FISEVE Lleshi dhe Hoxha në Burrel ka sjell 4 viktima! (ROLI i pronarit të lokalit ‘Monopol’ te ‘Myslym Shyri’)

Detaje të reja nga operacioni i SPAK, i cili ka arritur të zbardhë vrasjen e Klevis Lleshit në 2020, hakmarrja është bërë shkak për vrasjen e Klevis Lleshit në vitin 2020, i cili u zhduk pa lënë gjurmë, por më pas u zbulua se kemi të bëjmë me vrasje.

Në vitin 2023 banorë të fshatit Shpërdhet të Kurbinit që gjetën mbetjet kockore të të riut dhe pas ekzaminimeve hetuesit dolën në konkluzionin se Lleshi ishte vrarë.

Porositësi i vrasjes është Aurel Hoxha, pronar i ‘Monopol’ te ‘Myslym Shyri’. Ai ka marrë hak për vrasjen e të vëllait të tij në vitin 2012.

Saga e hakmarrjes mes fisit Lleshi dhe Hoxha ka nisur në vitin 2012, kur Agim Hoxha, vëllai i Aurel Hoxhës, u ekzekutua nga Arben Lleshi.

Ishte 10 prilli i vitit 2012 kur Arben Lleshi vrau Agim Hoxhën dhe trupin ia dogji në makinë. Për këtë vrasje, ai ishte dënuar me burg përjetë, dënim që e vuante në burgun e Peqinit.

Që nga kjo vrasje, fisi Hoxha nuk ka hequr dorë nga hasmëria dhe një sërë ngjarjesh kriminale janë pasuar, duke i marrë jetën 4 anëtarëve të fisit Lleshi, Arben Lleshit, Xhavit Lleshi, Hajredin Lleshi dhe Klevis Lleshi.

I pari që u ekzekutua për hasmëri ishte Xhavit Lleshi, babai i Klevis Lleshit. Ai u vra më 30 tetor të vitit 2013.

Tre vite më vonë, më 15 maj 2016 u vra vëllai i tij, Hajredin Lleshi. Xhaxhai i Klevis Lleshit u ekzekutua në fshatin e lindjes në Burrel.

Më pas, në vitin 2020 fisi Hoxha dyshohet se porositi vrasjen e vetë Klevis Lleshit.

Pas vrasjes, trupin e tij e zhdukën në fshatit Shpërdhet të Kurbinit, ndërsa eshtrat u gjetën vetëm rreth 2 vite e gjysmë më vonë nga banorë të zonës.

Saga e frikshme e hakmarrjes nuk përfundoi këtu. Kësaj radhe shënjestër e ekzekutimeve nga fisi Hoxha do të ishte vetë Arben Lleshi, i cili vrau Agim Hoxhën në 2012.

Pikërisht për këtë vrasje Arben Lleshi po vuante dëbimin me burgim të përjetshëm, kur në vitin 2023 dyshohet se u vra në vazhdë të kësaj hakmarrjes.

Ishte i dënuar me burg përjetë, Sokol Mjacaj i cili e ekzekutoi brenda në qeli, ndërsa mbeti i plagosur i dënuar tjetër përjetë Indrit Shaqja.