M*asakroi 51-vjeçarin sepse tentoi ta p*rdh*nonte? Dyshimet se Teilor Tivari dhe viktima ishin në një lidhje! Valbon Beqiri u gjet vetëm me të brendshme poshtë tavolinës

Detaje të reja dalin nga ngjarja makabre në qytetin e Durrësit ku 51-vjeçari Valbon (Marko) Beqiraj dyshohet se u godit 20 herë me thikë nga i riu Teilor Tivari.

24-vjeçari, pas arrestimit një ditë pas krimit i cili ndodhi më 24 Shtator, pretendoi se vrau Valbon Beqiraj pasi ky i fundit kishte tentuar ta përdhunonte.

Por sipas burimeve nga grupi hetimor, ndryshe nga versioni i autorit të dyshuar, vrasja ka qenë e paramenduar.

Hetuesit po shqyrtojnë pistën e një lidhjeje romantike midis tyre.

Nga këqyrja e vendit të ngjarjes rezulton se 51-vjeçari është goditur që te dera e apartamentit.

Por, trupi i tij i pajetë është gjetur nën tavolinën e kuzhinës (vetëm me të brendshme), ndërsa apartamenti ishte i mbuluar në gjak.

Pengesa para togave të zeza

Gjykata e Durrësit ka lënë pas hekurave Teilor Tivarin, i cili vrau me thikën e bukës Valbon alias Marko Beqiraj, dhe bashkëpunëtorin e tij, Xhenis Dakoli.

Togat e zeza kanë caktuar ndaj 24-vjeçarit dhe mikut të tij, që e ndihmoi të largohej nga vendngjarja me taksi duke e dërguar fillimisht në banesën e tij, masën e sigurisë “arrest me burg”.

Teilor Tivari, sipas burimeve, ka shprehur pendesë para togave të zeza të Gjykatës së Durrësit gjatë seancës së sotme (27 Shtator).

Dinamika dhe akuzat për tentativë përdhunimi

24-vjeçari akuzohet se masakroi me thikë në banesë 51-vjeçarin Valbon alias Marko Beqiraj, i cili u gjet i pajetë në banesën në katin e katërt të pallatit në lagjen nr.12 të qytetit bregdetar, rreth 9 orë pas krimit që tronditi vendin.

Vrasja raportohet se ndodhi rreth orës 10:00 të datës 24 Shtator 2025, por trupi i Valbon alias Marko Beqiraj u zbulua nga nipi i tij rreth orës 19:00.

Autori i dyshuar i krimit, 24-vjeçari Teilor Tivari, sipas bluve, kishte hyrë në banesën ku ndodhej viktima për të blerë kokainë.

Por, deklaroi policia, “Gjatë komunikimit dhe qëndrimit, 24-vjeçari dyshohet se, për motive të dobëta, është konfliktuar me 51-vjeçarin dhe gjatë konfliktit, shtetasi T. T. e ka goditur me thikë në pjesë të ndryshme të trupit, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.”

Pas dhunimit dhe masakrimit me thikë të viktimës, i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes, duke u ndihmuar nga 27 vjeçari Xhenis Dakoli, i cili, me një mjet taksi, e ka dërguar fillimisht në banesën e tij.

“Nga tërësia e veprimeve hetimore janë siguruar prova ligjore që vërtetojnë autorësinë e të dyshuarve në kryerjen e kësaj vepre penale.

Në vijim të veprimeve, pas ndjekjes, u bë e mundur kapja e të dyshuarve dhe arrestimi në flagrancë i tyre”, theksuan blutë.

Autori i dyshuar dhe bashkëpunëtori i tij, Xhenis Dakoli i cili e ndihmoi të largohej nga vendngjarja, janë arrestuar nga policia një ditë pas ngjarjes (25 Shtator).

“Pas ngjarjes, i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes, duke u ndihmuar nga shtetasi Xh. D., 27 vjeç, i cili, me një mjet taksi, e ka dërguar fillimisht në banesën e tij”, informoi policia.

Ndërkohë 24-vjeçari në dëshminë e tij ka deklaruar se: “Me 51-vjeçarin njiheshim, ishim miq. Më thirri në banesën e tij dhe shkova për të pirë një gotë birrë. Pas bisedës 51-vjeçari tentoi të në përdhunonte. Tentova të mbrohesha, ai ishte më i fuqishëm se unë, i shpëtova, mora thikën e bukës dhe e qëllova.

U përleshëm me njëri-tjetrin sepse nuk më lejonte të largohesha. Jam larguar i tronditur nga vendi i ngjarjes, nuk e mendoja se ai do të vdiste”.

Njoftimi i policisë një ditë pas krimit (25 Shtator)

Durrës/ Zbardhet dhe dokumentohet me prova ligjore vrasja me thikë e 51-vjeçarit.

Identifikohet, kapet dhe vihet në pranga autori i dyshuar i vrasjes.

Në pranga dhe një shtetas që e ndihmoi për t’u larguar nga vendi i ngjarjes.

Më datë 24.09.2025, rreth orës 19:00, është marrë njoftim se në lagjen nr. 12, Durrës, në katin e katërt të një pallati ishte gjetur pa shenja jete, me shenja dhune dhe plagë të shkaktuara me mjete të mprehta prerëse, shtetasi M. B., alias V. B., 51 vjeç.

Menjëherë u ngrit një grup i posaçëm hetimor dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, u zhvilluan hetime të thelluara dhe një sërë veprimesh me qëllim zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Nga veprimet intensive hetimore të kryera, rezultoi se vrasja e këtij shtetasi ka ndodhur rreth orës 10:00 të datës 24.09.2025.

Po nga veprimet, rezultoi se në banesën e 51-vjeçarit kishte hyrë shtetasi T. T., 24 vjeç, banues në lagjen nr. 7, Durrës, me qëllim blerjen e lëndës narkotike.

Gjatë komunikimit dhe qëndrimit, 24-vjeçari dyshohet se, për motive të dobëta, është konfliktuar me 51-vjeçarin dhe gjatë konfliktit, shtetasi T. T. e ka goditur me thikë në pjesë të ndryshme të trupit, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Pas ngjarjes, i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes, duke u ndihmuar nga shtetasi Xh. D., 27 vjeç, i cili, me një mjet taksi, e ka dërguar fillimisht në banesën e tij.

Nga tërësia e veprimeve hetimore janë siguruar prova ligjore që vërtetojnë autorësinë e të dyshuarve në kryerjen e kësaj vepre penale.

Në vijim të veprimeve, pas ndjekjes, u bë e mundur kapja e të dyshuarve dhe arrestimi në flagrancë i tyre.

Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vrasja me dashje”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, “Moskallëzimi i krimit” dhe “Përkrahja e autorit të veprës penale”.