Detaje të reja dalin nga vrasja e shtetasit italian në Salari të Tepelenës.
Viktima raportohet se po udhëtonte me makinë bashkë me disa persona të tjerë, kur një person u ka dalë përpara me armë duke qëlluar drejt tyre.
Automjeti ka vazhduar rrugën me shpejtësi, ndërsa Policia ka shoqëruar disa persona.
Ndërkohë blutë kanë shpallur në kërkim shtetasin me iniciale G. B., si autor të dyshuar dhe ka ngritur postblloqe.