Vrasja e biznesmenit italian Edoardo Sarchi 44 vjeç, në Tepelenë, vijon të jetë mister për rrethanat, dinamikën dhe motivet.
7 pyetje që ngrenë dyshime mbi thëniet dhe deklarimet në polici të 4 të shoqëruarve, Eqerem Braçi dhe dy djemtë e tij Gazmendi e Danieli, si dhe bariu Armir Hitoveizi, kërkojnë përgjigje dhe shtojnë akoma më shumë dyshimet mbi të vërtetën.
Por nisur nga dëshmitë e tyre, lindin disa pyetje që kërkojnë përgjigje.
PIKËPYETJET DHE DYSHIMET:
1) Si e ka ditur “atentatori” që grupi duhet të kalonte atje në atë orar?
2) Pse nuk e kanë transportuar në spital biznesmenin italian?
3) Është lajmëruar spitali duke kërkuar ndihmë të shpejtë? Nëse po, kur?
4) Në cilën orë ka ndodhur realisht ngjarja? Nuk bëhet gjueti gjatë natës! (Siç pretenduan të shoqëruarit në momentin e parë)
5) Me çfarë lloj arme u plagos? Dhe nga çfarë distance? Për këto pritet ende rezultati i autopsisë
6) Atentatori me çfarë saktësi ka goditur gomat e makinës dhe jo karrocerinë apo xhamat kur nuk ka asnjë shenjë plumbash?
7) Është bërë test STUB për ta vërtetuar nëse të shoqëruarit kanë përdorur armë zjarri?
Deri mw tani, në skenwn e krimit nuk është gjetur asnjë gëzhojë arme. Ndërkohë që mësohet se vendngjarja është duke u kqyrur sërish nga grupi hetimor i Policisë dhe Prokurorisë së Gjirokastrës.
Sa i përket plagës së plumbit në trupin e 44-vjeçarit italian që i mori jetën këtij të fundit, priten rezultatet e autopsisë për të përcaktuar nëse bëhet fjalë për saçme (të qëlluara nga çiftja) apo gëzhojë arme tjetër.