Asgjësohen mbi 1400 bimë kanabis në Shkodër, procedohen 4 kryetarë fshatrash

Në vijim të kontrolleve në pesë njësitë administrative të qarkut Shkodër janë zbuluar dhe asgjësuar 1,447 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa.

Gjatë hetimeve janë proceduar penalisht 4 kryetarë fshatrash, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Njoftimi i policisë

Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe të komisariateve në varësi, në bashkëpunim me Njësinë e Sigurisë Publike Shkodër vijojnë me intensitet kontrollet në të gjithë territorin e qarkut, në vijim të operacionit policor të koduar “Koordinata”, me qëllim goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike. Si rezultat i kontrolleve:

-në territoret e njësive administrative Pult, dhe Shalë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër gjetën dhe asgjësuan 495 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa.

Në vijim të veprimeve procedurale, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për kryetarin e fshatit Brucaj, shtetasin Y. D.; për kryetarin e fshatit Nicaj, shtetasin M. M.; për kryetarin e fshatit Abat, shtetasin N. M.; për kryetarin e fshatit Pecaj, shtetasin D. V.-në territorin e njësive administrative Kastrat dhe Qëndër, shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe gjetën dhe asgjësuan 365 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa.

-në territorin e njësisë administrative Temal, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës gjetën dhe asgjësuan 587 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa.

Vijon puna për identifikimin, kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të autorëve të kultivimit të bimëve narkotike.

Operacioni antikanabis i koduar “Koordinata” vijon në të gjithë territorin e qarkut Shkodër.