E rëndë në SHBA, një person i armatosur hyn në kishën e Michiganit dhe i vë zjarrin, raportohet dhe për viktima! Policia vret autorin (Video)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Michigan të SHBA-ve, 80 kilometra nga Detroit.

Një person i armatosur pushtoi i armatosur kishën mormone të “Jezu Krishtit” në Grand Blanc.

Raportohet për të shtëna dhe numër të panjohur viktimash. Objektit të kultit iu vu edhe zjarri në rrethana ende të paqarta, duke shkaktuar re të dendura tymi e flakë në zonë.

Ndërtesa është përfshirë nga flakët dhe raportet fillestare tregojnë për dëme të shumta. Policia tha se autori i dyshuar ishte vrarë, teksa ka disa persona të qëlluar.

Disa automjete zjarrfikëse janë afruar në vendngjarje dhe shumë forca policore që krijuan perimetrin e sigurisë. Sipas dëshmitarëve okularë në vendngjarje, autori i krimit u neutralizua, ndërsa shumë të plagosur po transportohen me barela.

Kisha, e rrethuar nga një parking dhe një lëndinë e madhe, ndodhet pranë zonave të banuara dhe një kishe të Dëshmitarëve të Jehovait në Grand Blanc. Komuniteti prej rreth 8,000 banorësh është jo shumë larg Flintit.

Të shtënat ndodhën një ditë pasi Russell M. Nelson, presidenti më i vjetër i Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme, vdiq në moshën 101 vjeç. Presidenti i ardhshëm i besimit, i njohur gjerësisht si kisha mormone, pritet të jetë Dallin H. Oaks, sipas protokollit të kishës.

BREAKING: Video shows church on fire as officials respond to active shooter with multiple victims at The Church of Jesus Christ of Latter-day Saints in Grand Blanc, Michigan. pic.twitter.com/pQDd0UZPEu