Policia e Gjirokastrës liron personat e shoqëruar për ngjarjen e Salarisë, ku mbeti i vrarë biznesmeni italian Edoardo Sarchi. Mes të liruarve janë edhe pjesëtarët e familjes Braçi. Mësohet se lirimi i personave të shoqëruar si të dyshuar fillimisht është bërë për mungesë provash.
Sipas burimeve jozyrtare ka qenë një person i jashtëm. Ai që ka qëlluar drejt dy automjeteve dhe që ende është në kërkim nga policia.
Dëshmitë e të shoqëruarve dhe personave në vendngjarje duket se kanë zbardhur rrethanat e ngjarjes që tronditi opinionin publik dhe ngriti disa hipoteza dhe pista hetimi.
Pritet policia të dalë me një komunikatë të plotë ku të sqarojë detaje mbi ngjarjen e ndodhur në Salari të Tepelenës.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.